Takim me drejtuesit e ZVA-ve
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e ZVA-ve të qarkut Gjirokastër në kuadër të fillimit të vitit të ri arsimor 2022-2023.
Në fokus kryesor të takimit ishte diskutimi mbi gadishmërinë e institucioneve arsimore parauniversitare, shpërndarjen e teksteve shkollore, problematikat e hasura dhe zgjidhjen e tyre.
Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me njësinë e vetëqeverisjes vendore për vënien në gatishmëri të të gjitha institucioneve arsimore parauniversitare pёr një fillim sa më të mbarë të procesit mёsimor 2022-2023.
Nga ana e drejtuesve të ZVA-ve u shprehën se kanë filluar punën parapërgatitore për të siguruar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për gjithë nxënësit dhe janë marrë masat për procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, për regjistrimin e nxënësve dhe për përgatitjen e ambjenteve të institucioneve arsimore parauniversitare.