Celja e sezonit turistik 2022
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte në tokën e bekuar të Çajupit, me freskinë e flladit malor dhe ujërat e burimeve ilaç – kristal, ku bashkia Libohovë dhe shoqata Zagoria organizuan çeljen e sezonit turistik dhe panairin “Jeto me natyrën!”
Mes qindra vizitorëve vendas e të huaj, performuan sipas traditës grupe të shumta folklorike nga tê gjitha trevat e vendit.
Personalitete e adhurues të natyrës e Çajupit, piktorë, gazetarë, shkrimtarë, artizanë e artizane si dhe fermerë e kompani që operojnë në zonë evidentuan prodhimet e tyre.
Ata u nderuan nga bashkia Libohovë me çertifikata, ndërsa disa tituj nderi u akorduan për personalitete të krahinës Zagorie që kanë kontribuar ndër vite.
Prefekti i Qarkut z.Kote në fjalën e tij evidentoi traditat e mrekullueshme të zonës, investimet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e turizmit, agrokulturës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Jeto me natyrën!
Eja në Zagorien, Libohovën dhe Çajupin e magjishëm!