Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote, Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe Kryetar i Bashkisë Flamur Golemi, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve nderuan në kështjellën e qytetit Ikonat e muzeologjisë gjirokastrite.
Bashkë me nderimin, prefekti Kote ka bërë apel ndaj pushtetit vendor për më tepër vëmendje, investim e mbështetje ndaj muzeumeve, ekspertizē shkencore në ndërtimin e tyre, cilësi në interpretimin e fakteve historike e dokumentit dhe performancë bashkëkohore të guidarëve dhe punonjësve të rrjetit të muzeumeve.
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve u shfaq dhe dokumentari “Lefter Dilo, personalitet i shquar i muzeologjisë shqiptare”.
E duam historinë e Gjirokastrës e të Shqipërisë!