Takim koordinimi me strukturat e FARSH
Përkushtim dhe koordinim sa më të mirë në krye të detyrës shtetërore për të shpëtuar Jetën e Njeriut!
Prefekti Odise KOTE në bashkëveprim me Qendrën Kombëtare të Kërkim Shpëtimit të Ministrisë së Mbrojtjes, organizuan takimin e koordinimit me strukturat e FARSH, të Institucioneve Shtetërore, Pushtetit Vendor dhe Enteve private të Prefekturës së Qarkut Gjirokastër, sipas Planit Kombëtar të koordinimit dhe bashkëpunimit, monitorimit të kapaciteteve të deklaruara dhe monitorimit të tyre.
Kolonel Fiqiri Hoxha, kryetar i kësaj Qendre Kombëtare ka spjeguar misionin, detyrat, strukturën dhe organizimin e oparacioneve të kërkim shpëtimit, në det dhe në ajër si dhe detyrimet e shtetit shqiptar në zbatim të marëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE ka kërkuar përkushtim dhe koordinim sa më të mirë në krye të detyrës shtetërore të të gjithë drejtuesve të Institucioneve dhe shërbimeve të M.Civile, të Zjarrfikësave e Policisë së Shtetit për të shpëtuar Jetën e Njeriut në aksident.
Respektimi i marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare për rastet e aksidenteve e ngjarjeve në ajër apo në det, përveçse është Mision Humanitar është dhe një përgjegjësi ligjore e institucionale e shumëfishuar për të realizuar në kohë dhënien e ndihmës dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Duke punuar si një EKIP, të gjithë detyrat realizohen në kohë dhe me cilësinë e duhur!