Përballimi i sfidave drejt antarësimit në familjen e madhe Europiane!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE në takimin me drejtues të strukturave vendore, OJF-ve, UNHCR-së rajoni jugor, drejtues të shërbimeve sociale ka theksuar dobinë e një fushate informuese kapilare e specifike me të gjitha shtresat e popullsisë në funksion të ndërgjegjësimit publik, njohjes së rregullave e standarteve që aplikon Bashkimi Europian, si dhe ka kërkuar nga Njësitë e Vendore projekte integruese për shtresat në nevojë.
Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme Silvana Banushi është ndalur në problematikat e migracionit të parregullt dhe sidomos në masat që duhen marrë për parandalimin.
Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova veçoi punën e organizuar që po kryhet për përfshirjen e strukturave të nivelit qendror dhe vendor në zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Migracionin dhe Planin e Veprimit në lidhje me menaxhimin e migracionit, specifikisht migracionin e parregullt.
Alketa Gaxhaj, drejtuese e Projektit “ARISE ALL”, e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin Shqipëri, partner me Shqipërinë IOM, u ndal në fushatën Ndërgjegjësuese: Shqipëria je Ti!, fushatë që nis menjëherë nga veprimi si proces ndërgjegjësues e sensibilizues dhe q ë kërkon përfshirjen e të gjithë faktorëve influencues në nivel Prefekture.
N/kryetare e Bashkisë Gjirokastër Esmeralda Llogo, drejtues të Institucioneve vendore si Refik Aliko, Albana Allushi, Loreta Mamani, Florian Berberi etj sollën eksperiencat e punës konkrete në terren dhe parashtruan problematika të qënësishme në lidhje me trajtimin e kategorive në nevojë, mungesat e shtetësisë në mjaft raste e deri tek problemet e konstatuara në Qendrën e pritjes së rrefugjatëve dhe emigrantëve të deportuar.
Punojmë si një EKIP për të përballuar sfidat e antarësimit në familjen e madhe Europiane!