Takimi i Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit
Gati për një zhvillim cilësor e sasior të turizmit në Qarkun Gjirokastër!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takimin e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit e vuri theksin në masat organizative, përgatitore dhe monitoruese për menazhimin sa më efektiv të sezonit turistik. Pritshmëritë për vitin 2022 janë tepër të larta e sfiduese e si të tilla, ato kërkojnë qasje të re në ambjentin turistik, në pastërtinë dhe sinjalistikën turistike, në ndërtimin e strategjive promovuese, në rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe cilësinë e shërbimit, në plane dhe programe të mirë detajuara turistike.
Prefekti KOTE kërkoi nga të gjithë Bashkitë dhe Zyrat e turizmit e trashëgimisë kulturore marrjen e të gjithë masave që rrisin sigurinë dhe shërbimet ndaj vizitorëve vendas e të huaj dhe krijojnë një klimë mikpritjeje, bujarie dhe shërbimi qytetar.
Strategjitë e zhvillimit turistik në çdo bashki të jenë në partneritet të plotë, në ndërveprim dhe bashkëpunim promovues me të gjithë operatorët turistikë, shoqatat e OJF-të, me mediat lokale e kombëtare, me drejtoritë rajonale që sigurojnë shërbimet bazike si Qendrat shëndetësore, Spitali Rajonal, Drejtorinë e Policisë, Ujësjellësi, OSHE etj me synim që të gjithë sëbashku të sigurojmë një shërbim me standart të lartë në çdo orë e ditë të javës, përgjatë gjithë sezonit turistik.
Detyra të veçanta u përcaktuan nga Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova, nga zj Jona Biba e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të Turizmit dhe nga drejtuesja e Asamblesë së operatorëve turistikë të rajonit Gjirokastër Krsitina Fidhi për procesin e pjesëmarrjes në projekte që zhvillojnë turizmin, Projekte të Ministrisë së Mjedisit e Turizmit, Të ministrisë së Kulturës, të Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural, për hartimin e guidave të reja, fletë – palosjeve, trajnimin e administratorëve të sistemit të hotelerisë, për guidarët e terrenit, bujtinat, për turistët në fermat bujqësore e blegtorale etj.
Të gjithë bashkë në shërbim të turizmit!