Koferencë Shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Gjuhën Greke
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE mori pjesë në Koferencën Shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Gjuhën Greke si pasuri e trashëgimisë botērore, organizuar nga Universiteti E’qrem Çabej dhe katedra Gjuhë – Letërsi e qytetërimit grek e këtij Universiteti në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme greke në Gjirokastër.
Prefekti KOTE në kumtesën e tij theksoi rolin që luajti gjuha në transmetimin e asaj drite, kulture dhe trashëgimie universale e qytetëruese që kolosët e Antikitetit grek e falën bujarisht për njerëzimin.
Dy popujt tanë, theksoi prefekti KOTE, më të lashtët e Ballkanit dhe Europës, kanë jetuar në shekuj në fqinjësi të mirë dhe dy gjuhët tona – degë të një trungu vigan janë ushqyer prej njëra tjetrës. Gjuha është dashuri, urë komunikimi, mardhënie fqinjësie e raport demokracie që duhet nderuar, ruajtur e zhvilluar më tej.
Shteti shqiptar, si rrallëkush sot, ka krijuar të gjithë legjislacionin, të gjithë kushtet, infrastrukturën dhe mbështetjen për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe trashëgimisë të minoritetit grek.
Respekti për gjuhën dhe kulturën e tjetrit – dimension për qytetarinë dhe qytetërimin!