VISIT Gjirokastra – Marka e re turistike e Rajonit!
Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE si pjesë e organizimit e Koferencës të Asamblesë së Përgjithshme të operatorëve turistikë të rajonit, në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë që mer nisma për krijimin e Markës së përfaqësimit Visit – Gjirokastra dhe ndërveprimi i të gjithë faktorëve ndikues për një zhvillim të qëndrueshëm në këtë lëmi.
Prefekti KOTE ka vënë theksin në dy aspekte: Sfida e biznesit lokal për investime afatgjata dhe të mirëstudiuara me ekspertizë shkencore në zgjerimin fushës së veprimit për operatorët turistikë, paralelisht me kualifikimin e pandërprerë të stafeve menazheriale dhe atyre të shërbimit si instrumenti kryesor për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së rajonit dhe së dyti për një qasje të re me Vizion bashkëkohor ndaj projekteve dhe ideve alternative të zhvillimin e turizmit në rajon, pjesëmarrjen në panairet kombëtare e ndërkombëtare dhe sidomos të krijimit të një raporti sa më real midis Kërkesës dhe Ofertës turistike.
Kristina Fidhi si drejtuese e Asamblesë Visit – Gjirokastra, Risi Albania dhe përfaqësues të biznesit vendor kanë diskutuar rreth përvojave, nevojës urgjente për më tepër bashkëpunim e përfaqësim me markën Visit Gjirokastra, si dhe të Potencialit turistik, mundësive e shanseve të pashfrytëzuara nga mungesa e organizimit, diturive dhe eksperiencave të duhura në këtë aktivitet kaq konkurues e sfidues.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër, me përfaqësuesin e vet në Bordin prej 9 antarësh do të ketë rolin e kordinimit të të gjithë veprimtarisë të Shoqatës Visit Gjirokastër me më tepër se 80 operatorë turistikë në rajon me Njësitë e Vetqeverisjes Vendore dhe Qeverisë Qëndrore.
Punojmë bashkë për turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit!