Vlerësimi i Nj.V.K.SH Gjirokastër
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE e ka vlerësuar mjaft të mirë performancën e Nj.V.K.SH Gjirokastër, të drejtuesit të saj Shpëtim Novi, si një shërbim pararojë, i përditshëm, konkret, me përgjegjësi, profesionalizëm e përkushtim në ndihmë të pacientëve e qytetarëve të pamundur.
Rajoni i Qarkut Gjirokastër është ndër më të vaksinuarit në vend mbi 80%, me një sistem Q.Shëndetësore model në të 86 Njësitë Administrative e fshatra, si dhe me një punë të vlerësuar e të palodhur, të kualifikuar të stafeve të Q.Sh në qytet e në fshat.
Nj.V.SH.K ka përballuar me sukses të plotë situatën kritike të pandemisë duke shënuar arritje të rëndësishme në shpëtimin e jetës së njerëzve, duke menazhuar situatën para,gjatë dhe pas sëmundjes covid, delta dhe omicron, si dhe duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën epidemiologjike në rajon.
Prefekti KOTE ka kërkuar nga drejtuesit e këtij Institucioni rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndëraktiv me I.SH.SH rajonale, D.VPSh, Bashkitë e Qarkut me synimin përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të performancës, ndërgjegjësimin e publikut, zgjidhjen sa më të mirë të problemeve që lidhen me infrstrukturën e këtij shërbimi.
Prefekti KOTE ka kërkuar një rol më aktiv të punonjësve të kualifikuar të kësaj drejtorie në sensibilizimin e ndërgjegjësimin e komunitetit, përmes edukimit ligjor të përditësuar, duke vënë në efiçencë rrjetet sociale, mediat lokale, takimet dhe koferencat e ndryshme.
Punojmë së bashku si një EKIP për t’i shërbyer qytetarëve!