Përgjegjësi e profesionalizëm në menazhimin e akseve rrugore nacionale!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise KOTE zhvilloi një takim me stafet drejtuese të ARSH Rajoni jugor me synim analizën e arritjeve të vitit 2021 dhe objektivat për vitin 2022.
Prefekti Kote vlerësoi të arriturat, realizimin e treguesve të planit, punën me përgjegjësi e profesionalizëm në menazhimin e akseve rrugore nacionale si dhe bashkëpunimin e mbështetjen e Bashkive të Qarkut për problemet edhe të rrugëve dytësore e ato rurale, sidomos të zonave të thella malore.
Drejtori i ARSH Rajoni jugor Andi Shkurta paraqiti edhe objektivat e vitit 2022 si dhe disa problematika që kërkojnë mbêshtetjen e Prefektit të Qarkut e të Ministrive të linjës.
Koordinojmë e bashkëunojmë si një Ekip i vetëm për realizimin e detyrave!