Takim bashkëpunimi
Prefekti i qarkut z. Odise Kote dhe sektori i Emergjencave Civile, në zbatim të planit bashkëpunimit me autoritetet civile nga SHPFA, zhvilluan një takim koordinativ në Qarkun Gjirokastër me pjesëmarrjen e ekipit të Bashkëpunimit Civilo Ushtarak FARSH dhe strukturat ushtarake vendore si DMR, Seksioni Personel i Rekrutimit Gjirokastër.
Në takim ishin pjesëmarrës stafi i prefekturës dhe përfaqesues të institucioneve ne qark, N/kryetar te bashkive Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Dropull dhe Libohovë si dhe përfaqësues të arsimit, mjedisit, emergjencave civile, zjarrëfikesit etj.
Theksi në këtë takim kordinativ ishte rritja e nivelit të kordininimit e bashkëpunimit midis FARSH me autoritet civile lokale e vendore për pjesëmarrje e zgjidhje të rasteve konkrete për situata emergjente dhe jo emergjente, stërvitje të përbashkëta, promovime dhe veprimtari që ndikojnë në mjedisin civil dhe rrisin shërbimet ndaj qytetarit e komunitetit.
Në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve!