Donacion për Emergjencat Civile
Faleminderit drejtorit të përgjithshëm të zjarrfikëseve të Shqipërisë z. Alfred Kristuli dhe drejtorit të Emergjencave Civile të Tiranës z. Shkëlqim Goxhaj për mbështetjen e ndihmën solidare për zjarrëfikëset dhe Emergjencave Civile të bashkisë Gjirokastër. 20 sete uniformash kundër zjarrit për efektivat dhe 20 veshje për vullnetarët, së bashku me aksesorët përkatës në vlerë rreth dy milionë lekë të reja, u dorëzuan në Gjirokastër.
Synimi i përbashkët: Rritja e nivelit të përgatitjes së efektivave e vullnetarëve si dhe përmirësimi i vijueshēm i logjistikës e mjeteve në dispozicion për të pērballuar çdo situatë, në kohë optimale dhe pa dëme për jetēn e qytetarit, të komunitetit, pronën publike e private.
Bashkëpunim, ndërveprim e përgatitje për të qënë çdo minutë në Krye të Detyrës, në Shërbim të Qytetarëve!