Gjirokastra nderon DRITËRO AGOLLIN!
Dritëroi Agolli “rikthehet” në Gjirokastër, në qytetin ku kaloi 4 vitet më të bukura të rinisë së tij. Gjimnazi Asim Zeneli ishte një nga qendrat më të rëndësishme letrare të kohës, me talentet e mëdha të kohës Agolli, Kadare, Agim Shehu, Drago Siliqi etj.
Në 90 vjetorin e lindjes së Dritëroit, Gjirokastra nderoi veten duke nderuar përvjetorin e lindjes të Poetit Kombëtar. Aktorët gjirokastritë sollën të freskët magjinë e poezisē Agolliane.
“Agolli një fenomen i shndritshëm letrar kombëtar. Një komb që nderon heronjtë dhe poetët është një komb i denjë për qytetërimin dhe familjen e madhe Europiane” – Prefekti i qarkut z. Odise KOTE