Bashkëpunim, koordinim dhe investim për shtëpitë karakteristike, monument kulture
Prefekti i Qarkut Odise KOTE ishte pjesë e komunikimit publik me qytetarë e grupe interesi sëbashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, kryetarin e bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi, drejtoren rajonale të DRKK Pezana Rexha, në diskutimet rreth krijimit të Task – Forcës për mbrojtjen e Monumenteve dhe investimin për rreth 30 objekte në zonën e lagjeve të sipërme, pas kalasë të painvestuara më parë.
Ministrja Margariti bëri një panoramë dinamike të investimeve të qeverisë Rama në Gjirokastër dhe u fokusua në konceptin e peisazhit turistik, të b/punimit me qytetarët si faktor i rëndësishëm, si dhe të respektimit të standarteve të Trashëgimisë Kulturore.
Në këtë komunikim publik mjaft qytetarë evidentuan përvojat dhe eksperiencat e punës në raport me Institucionet shtetërore, specialistët e M. Kulturës. Ata dhanë mendime të vyera për ecurinë e procesit.
Bashkëpunimi, koordinimi, monitorimi i gjithë Institucioneve shtetërore dhe transparenca në gjithë aktivitetin ditor u bë edhe themeli i një Memorandumi Bashkëpunimi për mbrojtjen e monumenteve e trashëgimisë materiale e kulturore.