Shëndeti i qytetarit dhe komunitetit është mbi gjithçka
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takim me drejtues të Drejtorisë Rajonale të AKU-së, ISHSH-së, ISHPSHSH-së, NJVKSH-së, Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Policia e Qarkut Gjirokastër, n/prefektëve e Policive Bashkiake ka kërkuar Punë e Veprim nonstop në zbatim të Ligjit në mbështetje të ekonomisë lokale dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Prefekti i qarkut kërkoi, jo masa ndëshkimore, kapardisje e terror, por Veprimtari Parandaluese ligjore, ligjore e promovuese për shëndetin e çdo qytetari e vizitori, përmes masave organizative, sigurisë ushqimore, ambienteve të pastra, higjenës, saniteti të çdo qendre a pikë shitjeje, hoteli a restoranti, aq më tepër në një situatë stine të nxehtë kur jemi të ekspozuar ndaj epidemive.
Drejtuesit prezantuan veprimtaritë e kryera bazuar në planet e punës të institucioneve respektive për garantimin e sigurisë ushqimore, sigurinë e shëndetit publik, si dhe u evidentuan problematikat e hasura si tregtimi i produkteve ushqimore në trotuare, kushtet e sigurisë në punë, etj.
Prefekti i qarkut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis institucioneve përgjegjëse për menaxhimin sa mirë të situatës dhe kërkoi:
-Tolerancë Zero ndaj gjithkujt që shkel ligjin, protokollin, standardin e kërkuar në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve e komunitetit.
-Kontroll të përditësuar higjieno-sanitar të tregjeve, të pikave të shitjeve me shumicë e pakicë, shitoreve të mishit, bulmetit, vendgrumbullimeve e derdhjeve të mbeturinave, tregtimit vend e pa vend e në trotuare.
-Kontroll i vazhdueshëm dhe masa për pengimin e hryjeve të sëmundjeve gjatë importit të kafshëve nga zona, rajone ose vendet me risk të lartë infektimi kur konfirmohen sëmundje të rrezikshme, në bashkëpunim me organet e specializuara ligjzbatuese.
-Tregje tê pastra e tê kontrolluara.
– Transparencë dhe mbështetje për ekonominë lokale, bizneset e turizmit në monitorim të rreptē ndaj çdo veprimi abuzues apo fenomeni mitmarrës nga punonjësi i shtetit.
Në krye të Detyrës si një ekip i vetëm në shërbim të qytetarëve!