Dinjitet dhe standart europian në qarkullimin e lirë të qytetarëve
Prefekti i qarkut z. Odise KOTE monitoroi nga afër masat organizative dhe punën konkrete për qarkullimin e qytetarëve, mjeteve e mallrave në pikëkalimin kufitar të Kakavijes.
Në takim me drejtues të Drejtorisē rajonale të kufirit e emigracionit, të doganës Kakavije, të Nj.V.K.Sh e spitalit rajonal “Omer Nishani” prefekti KOTE ka kërkuar Mikpritje, Etikë, Standart Europian në pritjen e përcjelljen e qytetarëve. Ai ka kërkuar shtimin e masave organizative, masave të riskut në rast të fluksit të shtuar, funksionimin korrekt të shërbimit shëndetêsor e sanitar e deri tek depozitat me ujë të pijshëm në rast nevoje. Raport e komunikim sa më konkret e operativ me palën greke për parandalimin e zgjidhjen e situatave problematike në funksion tê shërbimit të qytetarëve.