Mbështetje e promovim të biznesit vendor
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte i pranishëm në Panairin e Parë Ndërzonal të mbajtur në fshatin Lazarat.
Aktiviteti, i pari në llojin e tij kishte për qëllim promovimin e vlerave bujqësore, tê blegtorisë, artizanatit, traditave përpunuese të zonës, por edhe krijimin e marrëdhënieve tregtare mes prodhuesve dhe shitësve.
Panairi bëri bashkë biznese të shumta të zonës, të njohura vend për tregtimin dhe prodhimin e produkteve blegtorale dhe jo vetëm.
Në fjalën përshëndetëse Prefekti i qarkut Odise Kote përgëzoi iniciatorët e këtij organzimi dhe theksoi që: “Krenaria që karakterizon banorin e Lazaratit dhe të krejt rajonit duhet tê matet tani me krenarinê e prodhimeve, me dashurinê pêr tokën, bimën, fushën e malit, me krenarinê për Markën vendore si pjesê e identitetit kombëtar.
Ai shprehu gatishmerinë maksimale për mbeshtetjen e të tilla aktiviteteve, me qëllim promovimin e prodhimeve vendase, konkuruese e sfiduese ne tregun kombëtar e më gjerë.