Ligji mbi kontrollin e territorit në veprim
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takimin me strukturat vendore përgjegjëse për mbrojtjen e territorit në bashkinë Gjirokastër ka kërkuar ndryshim mentaliteti, një qasje të re ndaj problemit, shkēmbim informacioni e b/punim të të gjithë faktorëve qê veprojnë në territor.
Në këtë takim është vendosur theksi tek veprimi i TASK – FORCËS të krijuar në terren, bashkëpunimi i ngushtë i gjithë strukturave të tjera vendore në qark.
Fjalia kyçe, parandalim i zhvillimit të aktiviteteve të paligjshme në mjedis e territor. Veprimi parandalues t’i thotë stop ndërtimeve pa leje, gjuetisë pa kriter, prerjes së pyjeve, zjarreve të qëllimshme, keqshfrytëzimit të zonave të mbrojtura dhe të hapësirave publike si krime ndaj mjedisit dhe territorit duke u dënuar me ligj sipas sanksioneve të parashikuara.
E rëndësishme është puna si një ekip i vetëm në drejtim të përmbushjes të detyrimeve dhe marrjes së përgjegjësive që na takojnë.