77-vjetori i Kongresit të Përmetit
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE mori pjesë sot në veprimtaritë e organizuara nga Bashkia Përmet me rastin e 77-vjetorit të ngjarjes së shënuar të historisë tonë kombëtare Kongresit të Përmetit. Nga distanca e 77 viteve, mësimet e Historisë vijnë e mbeten gjithnjë e më të kthjellëta, më të drejta e aktuale, për vizionin dhe orientimin e drejtë në rrugën e lirisë e demokracisë.
Shqipëria u rendit nga Lufta Antifshiste që zhvilluan bijtë e bijat e saj në kampin e fituesve të mëdhenj të Luftës së dytë Botërore. Ajo u rreshtua në anën e duhur të historisë, të vlerave demokratike e humane të njerëzimit!
Sot është Dita e reflektimit dhe e çuarjes në vend të Porosive dhe Amaneteve të të rënëve!
Nderim Luftëtarëve të Lirisë!