Takimi i Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE zhvilloi takimin e parë të Komitetit Rajonal kundër trafikimit të personave.
Në takim ishin drejtues të bashkive të qarkut Gjirokastër dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore ligjzbatuese në nivel rajonal, anëtarë të këtij Komiteti.
Ky takim i Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Gjirokastër në analizë të punës së institucioneve ligjëzbatuese kundër fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore, synon:
– Të rrisë nivelin parandalues të fenomenit me pjesëmarrjen direkte të të gjithë faktorëve.
– Të forcojë veprimin ligjor të institucioneve.
– Të rrisë nivelin e kordinimit aktiv ndërmjet Institucioneve në zbatim të Strategjisë së luftës kundër Trafikimit të personave dhe Planit të veprimit.
– Të fuqizojë ndjeshmërinë publike, reagimin e shoqërisë civile, mediave, instucioneve edukative e arsimore për fenomenin e trafikimit.
– Të shërbejë si bërthamë për trajtimin e nevojave sociale e ekonomike që lidhen me arsimin, shëndetësinë, mirëqënien sociale, fëmijët.
– Të miratojë disa ndryshime në Rregulloren për “Funksionimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kunder Trafikimit të Personave “
– Të njohë çdokënd me “Planin e Veprimit Rajonal Antitrafik 2021 për Qarkun Gjirokastër.
– Të rrisë nivelin e edukimit ligjor të komunitetit si dhe të krijojë klimën e përshtatshme të punës e veprimit parandalues të fenomeneve.
Trafikimi i personave është sfidë reale që bota e krimit bën ndaj sistemit të vlerave shoqërore e njerëzore, ndaj sistemit të së drejtës dhe respektimit të ligjit, si shkelje e hapur ndaj të drejtave themelore të njeriut, lirisë e dinjitetit njerëzor. Eshtë tregues edhe i përmasës demokratike të çdo vendi, ndaj le të punojmë pa u lodhur për shëndetin e komunitetit ku jetojmë dhe të shoqërisë shqiptare.