Nderim HERONJVE dhe DËSHMORËVE të ATDHEUT!
![Nderim HERONJVE dhe DËSHMORËVE të ATDHEUT!](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/185941042_2797637500487884_1731262254907982502_n.jpg)
Nderim HERONJVE dhe DËSHMORËVE të ATDHEUT!
“… sikur gjithë shkëmbinjtë e Shqipërisë të bëheshin Lapidarë, nuk do të mjaftonin për të nderuar jetën, veprën dhe kujtimin e tyre …”
Prefekti i Qarkut z.Odise KOTE ishte sot sëbashku me autoritetet vendore në nderimin e Heronjve dhe Dëshmorëve të Atdheut, në Varrezat e Dëshmorëve Gjirokastër.
Një takim i ngrohtë me veteranët e familjet e Dëshmorëve, me kujtime e biseda mbi jetën dhe veprën e të rënëve për Liri, por dhe porosi konkrete për restaurimin e Lapidarëve dhe objekteve të nderimit të Luftës Nacional – Çlirimtare.
5 maji është Dita e ndërgjegjes Kombëtare, Ftesa, Apeli dhe Amaneti i të rënëve për më shumë punë, përpjekje e sakrifica për Shqipërinë tonë të dashur!