Territor, qytete, lumenj të pastër në Qarkun Gjirokastër
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE është organizuar aksioni i përgjithshëm i pastrimit në territor, në të shtatë njësitë e vetqeverisjes vendore Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë si dhe në degët territoriale dhe institucionet shtetërore.
Territor i pastër në të gjitha sitet arkeologjike, zonat e mbrojtura, qytete, zonat muzeale e historike, në kalatë e qyteteve, ndërkohë që administrata ka pastruar territorin përreth Ndërmarjeve e Institucioneve.
Nj. Vetqeverisjes vendore me një plam të detajuar kanë vijuar pastrimin e territorit në të gjitha zonat problematike, shpatet e maleve, përrenjtë, poshtë urave etj.
Pastrim i përgjthshëm në dy lumenj Drino e Vjosa në qarkun Gjirokastër, dy lumenj që tashmë janë edhe pasuri kombëtare të mbrojtura!
Aeroporti i Gjirokastrës është pastruar e vënë në gadishmëri për aktivitetet aeronautike, për aktivtete të karakterit kulturor e sportive si dhe për nevoja të Emergjencave Civile.
Punojmë sëbashku për shëndetin publik dhe një territor të pastër!