Takim i veçantë me Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote priti në një takim të veçantë Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë znj. Iva Palmieri e shoqëruar nga Konsulli Italian i nderit në Gjirokastër z. Theodhori Bilushi.
Gjatë këtij takimi Prefekti vlerësoi kontributin e veçantë të shtetit italian në fusha të ndryshme në gjithë territorin e qarkut si dhe nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, trashëgimisë kulturore, turizmit të agrokulturës por edhe në ndihmën dhe ekspertizën për sa i përket bashkëpunimit për aplikimin dhe implemetimin e projekteve IPA ndërkufitare me interes të veçantë për rajonin tonë.