Aktiviteti “Një milje për kalin e qyqes”
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga AdZM Gjirokastër, me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër dhe Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, i zhvilluar nën moton “Një milje për kalin e qyqes”.
Me rastin e 13 tetorit “Ditës Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegëtarë” dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” është zhvilluar maratona përgjatë pedonales së qytetit me finish në Parkun e Viroit, me qëllim sensibilizimin e të gjithë komunitetit mbi vlerat e mbrojtjes së shpendëve të rrallë të pranishëm në qarkun tonë siç është kali i qyqes, nën statusin “specie në zhdukje”.
Prefekti i qarkut, në mbështetje të aktiviteteve të tilla që organizohen në qark të cilat promovojnë turizmin dhe larmishmërinë e biodiversitetit të zonës, ka përshëndetur organizatorët e aktivitetit, të rinjtë pjesëmarrës si dhe janë shpërndarë çmimet përkatëse për nxënësit fitues.