Inspektim i punimeve që po kryen në shtëpinë muze “Avni Rustemi”, Libohovë
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të qarkut dhe Kryetari i bashkisë Libohovë ka inspektuar nga afër punimet që po kryen në shtëpinë muze “Avni Rustemi” në bashkinë Libohovë, në zbatim të projektit “CULTURAL LANDS”, IPA/ Cross Border Greqi – Shqipëri 2017-2020.
Punimet për restaurimin e kësaj shtëpie muze kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe kanë si qëllim rijetësimin e kësaj banesë, për të pritur vizitorë vendas dhe të huaj, duke e vënë në funksion të turizmit. Kjo banesë është një vlerë e shtuar për bashkinë Libohovë dhe per gjithe rajonin ndaj kontributi i institucionit të Prefektit të qarkut përveç simbolikës qe permban, është një apel për pushtetin vendor në mënyrë që investimet në vazhdim për këtë objekt dhe për objekte të tjera duhet të jenë prioritare, si një stimul jo vetëm për evokimin e kulturës, traditave dhe historisë sonë, por edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.