Vizitë në Qendrën e Pritjes së refugjatëve në Gërhot
![Vizitë në Qendrën e Pritjes së refugjatëve në Gërhot](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/106640710_2544256479159322_42420518326536419_o.jpg)
Në kuadër të trajtimit të sfidave të situatës së krijuar prej virusit COVID-19, Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ka vizituar nga afër Qendrën e Pritjes së refugjatëve në Gërhot.
Gjatë takimit u diskutua mbi përmirësimin e kushteve dhe marrjen e masave për sigurimin e hapësirave të dedikuara përkujdesit shëndetësor në këtë qendër. Gjithashtu ndër temat e diskutuara ishin vështirësia e përkthimeve online gjatë intervistimit të migrantëve të parregullt, ndryshimet e pritshme në ligjin për azilin, si edhe projektligji për trajtimin financiar të punonjësve të policisë.