Takim për promovimin e vlerave të artit dhe kulturës

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka pritur në një takim të veçantë piktorin z. Edi Kojani dhe aktorin z. Ilirjan Ali në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta artistike për promovimin e vlerave të artit dhe kulturës në qarkun Gjirokastër. Prefekti i qarkut z. Aliaj vlerësoi kontributin e tyre në fushën e artit dhe kulturës si dhe falenderoi për angazhimin e treguar nga z. Kojani dhe z. Ali për bashkëpunim kulturor ndërajonal përmes shkëmbimit të përvojave të tyre. Më tej, Prefekti i qarkut ju ka dhuruar botimet “Prefektura Gjirokastër gjatë Luftës së Dytë Botërore” dhe “Trembëdhjetë petalet e para në buqetën rurale”, duke uruar vazhdimësinë e këtyre takimeve për realizimin e sa më shumë aktiviteteve artistike dhe kulturore.