Takim me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippidou
![Takim me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippidou](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/85058226_2428732764045028_1201916434230280192_o.jpg)
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj zhvilloi një takim të veçantë me ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippidou dhe konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër z. Lambros Kakissis. Gjatë këtij takimi është diskutuar për çështje me interes të përbashkët për marrëdhëniet dypalëshe me karakter historik dhe aktual si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe jetësimin e projekteve ekonomike e zhvillimore në interes të komunitetit të qarkut Gjirokastër dhe në veçanti të minoritetit grek në këtë qark. Gjithashtu, të pranishmit theksuan konkretisht ecurinë e punës për kërkimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, organizimin e aktivitetit sportiv me pjesëmarrjen e sportistëve veteranë nga klubet e qyteteve të Gjirokastrës, Vlorës dhe Korfuzit si dhe rëndësinë e zhvillimit të takimeve të shpeshta për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.