Vizitë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Libohovë

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qënë i pranishëm në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në bashkinë Libohovë në kuadër të garantimit të institucioneve arsimore për mbarëvajtjen e procesit mësimor 2019-2020. Të pranishëm në këtë takim ishin kryetarja e bashkisë Libohovë znj. Luiza Mandi, drejtoresha znj. Vjollca Idrizi dhe stafi pedagogjik i shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”. Prefekti i qarkut vlerësoi punën e mirë të bërë gjatë rikonstruksionit të kësaj shkolle, e cila tashmë siguron kushtet e favorshme për zhvillimin sa më normal të procesit mësimor me investimin e ri të kryer nga Qeveria Shqiptare. Vlen për t’u përmendur se në shkollën “Avni Rustemi” do të hapet për herë të parë një klasë parashkollore me qëllim stimulimin e zhvillimit të mësimit të çdo nxënësi si dhe përgatitjen e tyre për arsimin e ardhshëm. Prefekti i qarkut kërkoi angazhim maksimal të mësuesve në ofrimin dhe sigurimin e një shërbimi arsimor cilësor me qёllim zhvillimin dhe edukimin e nxёnёsve.
.