Inspektim në terren, Golem
Në fshatin e thellë malor, në Golëmin e Labërisë.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Golem të Gjirokastrës, fshati malor plot histori e tradita dhe me një natyrë të mrekullueshme.
Bashkë me prefektin dhe kryetarin e bashkisë bëmë një vizitë të shkurtër për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi nga moti i keq, kryesisht përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me energji elektrike. Strukturat lokale të bashkisë janë në terren duke punuar për të shmangur çdo vështirësi në komunikimin e banorëve të këtij fshati me Gjirokastrën dhe zonat përreth.