Gjendja Civile
Zyrat e Arkivit të Gjendjes Civile pranë institucionit të Prefektit të Qarkut:
- Zbatojnë metodikat e hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
- Administrojnë arkivin e regjistrave dhe të akteve të gjendjes civile, nivel qendër qarku;
- Lëshojnë çertifikata të shërbimit të gjendjes civile, për dokumentet që administron vetë zyra, me kërkesë të personit të interesuar ose të zyrës së gjendjes civile në bashki /njësi administrative;
- Ju japin të dhëna institucioneve shtetërore dhe personave juridikë privatë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Pranojnë dhe shpërndajnë në zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative njoftimet, që vijnë nga institucionet e tjera shtetërore dhe anasjelltas;
- Kontrollojnë veprimtarinë e zyrave të gjendjes civile në bashki/ njësi administrative dhe u propozojnë organeve përkatëse marrjen e masave të nevojshme;
Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër funksionojnë tre zyra të arkivit të gjendjes civile. Zyra e Gjendjes Civile pranë institucionit të Prefektit të qarkut Gjiokastër, zyra e N/Prefekturës me seli në Tepelenë dhe zyra e gjendjes civile e N/Prefekturës me seli në Përmet.