Përkujtim dhe Nderim të dy Dëshmorëve të Atdheut
Nderim përjetë për gjakun e derdhur në mbrojte të territorit të Republikës së Shqipërisë!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte pjesë e Përkujtimit dhe Nderimit të dy Dëshmorëve të Atdheut, oficer Fatmir Shehu e ushtar Arsen Gjini, rënë në krye të detyrës në 10 prill 1994, në Peshkëpi të Gjirokastrës.
Prefekti i Qarkut z. Kote sëbashku me N/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Sokol Bizhga, Kryetarin e Këshillit të Qarkut z. Dino Selimi, drejtorët e Policisë e Kufirit Ardian Çipa e Ndue Doçi si dhe me pjesëmarrje të drejtuesve të bashkisë Dropull, zyrtarëve të lartē të Ministrisë së brendshme, familjarë e banorë zonës, përuruan përmendoren e Dëshmorëve të Atdheut si dhe vendosën kurora me lule të freskëta.
Përkujtimi e Nderimi i dy Dëshmorëve u bë në kuadër të 30 – vjetorit të rënies së tyre në krye të detyrës, në mbrojtje të territorit të Republikës së Shqipërisë.