Takim përfaqësues të blegtorëve në Qarkun Gjirokastër
Ministrja e bujqësis e zhvillimit rural Frida Krifca, prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote, kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitër Toli në takimin e zhvilluar me përfaqësues të blegtorëve nga Gjirokastra, Delvina, Saranda, Tepelena, Përmeti e Libohova u njohën me problemet e tyre aktuale në kushtet e situatës së re të rritjes së çmimeve të karburanteve e produkteve të tjera ndihmëse si dhe raportet e tyre me përpunuesit e bulmetit dhe tregun.
Blegtorët kërkuan mbrojtje e ndërhyrje nga M. Bujqësisë e zhvillimit rural me synimin që kjo degë e rēndësishme e ekonomisë të mos mbetet në fund, të bjerë prodhimi e blegtorët të mos i braktisin e shesin kopetë.
Ministrja Krifca u kërkoi blegtorëve të organizohen në shoqata për të mbrojtur prodhimin, një takim me përfaqēsi ballë me përpunuesit e bulmetit, për të gjetur rrugët e zgjidhjes.
Blegtorët vlerësuan investimet e qeverisē, subvencionet, uljen e çmimit të karburantit etj, ndërsa ministrja Krifca premtoi mbështetje të mëtejshme për rrugët e lerat malore, subvencione për stanet, bagëtitë dhe prodhimin e qumështit.
Së bashku për të rritur prodhimin dhe mbështetur blegtorët e djersēs së ndershme!
\