Stërvitja 72 orëshe e forcave ajrore “Rrjedhja e Vjosës 2024”
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ndoqi nga afër stërvitjen e forcave ajrore me skenar: “Mision humanitar shpëtimi në një zonê ku ka rënê tërmet”, duke demonstruar konkretisht përgatitjen e forcave ajrore, në një mision shpëtimi sipas standartit të NATO – s.
Komandanti i forcave ajrore të Shqipërise, gjeneralkolonel Ferdinant Dimo falenderoi efektivat, duke evidentuar rëndësinë e stērvitjeve tē tilla për raste emergjencash civile.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut z. Kote u shpreh se bashkêpunimi i forcave ajrore me komunitetin, pushtetin vendor, drejtoritë e institucionet është prioritet i punës për sinergjinë e veprimeve në misionin e shpëtimit të jetës njerëzore.
Në krye të detyrës çdo orë e çdo ditë, në shërbim të jetës së qytetarit e mbrojtĵes së Atdheut.