Universiteti “Eq’rem Çabej” nisi sot vitin e ri akademik 2024 – 2025
Risi – për herē të parē sistemi i Doktoraturave në bashkëpunim me disa Universitete vendase e të huaja.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ka përshëndetur fillimin e vitit të ri akademik 2024 – 2025 në ceremoninë e organizuar në mjediset e Universitetit “Eq’rem Çabej”.
Prefekti Kote nē fjalën e tij ka shprehur gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për një standart më të avancuar universitar, të gatshëm për të përballuar sfidat dhe tregun e punës.
Ballafaqimi me universitetet e vendeve fqinje mbetet një sfidē e hapur prej të cilës duhet përfituar sa mê tepër eksperiencë dhe mundësi rritjeje e konsolidimi.
Viti i ri akademik ka sjellë një varg risish sfiduese për stafet pedagogjike e studentët e këtij universiteti.