Takim me Amasadorin e UNHCR
Bashkëpunim në dobi të jetëve njerëzore!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote priti nê njê takim të veçantë dhe bashkëbisedoi me Amasadorin e UNHCR – së z.Toshitsuki Kawauchi, z. Dragan Alavanja oficerin e sapoemëruar nê Shqipëri dhe kordinatorin rajonal Refik Aliko.
Prfekti Kote bëri një ekspoze tē situatës në pikëkalimet kufitare, fluksit tē emigrantëve të paligjshëm qê vijnë nga vendet në kriza humanitare si dhe bashkëpunimin e pushtetit vendor me qendrat e pritjes, policisê së shtetit,
organeve ligjzbatuese e faktorëve tê shoq. civile për rastet e referimeve etj, mbështetjes për rehabilitim e integrim. Sfida është e hapur çdo ditë, përsa kohë që Shqipëria shihet si portē hyrëse drejt Europës.
Ambasadori Kawauchi falenderoi për bashkëpunimin dhe kërkoi projekte e plane të përbashkëta për një aktivitet më të organizuar në dobi të jetêve njerëzore që duhen shpëtuar e mbrojtur.