Takimi “Mbi marrjen e masave, parandalimin dhe përballimin e zjarreve gjatë stinës së verës në pyje dhe kullota”
Si një ekip i vetëm nê përballimin e emergjencave civile në Qarkun Gjirokastër.
Në ambjentet e Prefektit të Qarkut Gjirokastër mbeshtetur ne planin e punes te miratuar nga Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Brendshme u zhvillua takimi “Mbi marrjen e masave, parandalimin dhe përballimin e zjarreve gjatë stinës së verës në pyje dhe kullota”, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi.
Në takim mori pjese Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së z. Arben Cara, kryetare te bashkive, nenprefektet, drejtues te MZSH-ve te bashkive te qarkut Kryetari i Bashkisë Libohovë, përfaqësues nga DVP Gjirokastër, shefat e Komisariateve të Policisë së Shtetit Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, përgjegjesat e EC nga të shtatë bashkitë e qarkut, Drejtori i AdMZ Gjirokastër si dhe Përgjegjësi i zyrës ARM.
Në takim Sekretari i Përgjithshëm Arian Korkuti bëri një prezantim i situatës së deritanishme ne lidhje me problematikat që jane vërejtur gjatë kesaj periudhe ne përmbushje të misionit të përballimit të situatave të krijuara nga zjarret.
Drejtori i përgjithshëm i MZSH-së prezantoi Planin e masave për parandalimin, përballimin e situatave nga zjarret. Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së falenderoi forcat zjarrfikse për përkushtimin e treguar dhe përcaktoi detyra të mëtejshme të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e punës.
Gjatë takimit pati diskutime nga të pranishmit ku përveç arritjeve dolën edhe disa problematika dhe vështirësi në përmbushjen e detyrave ligjore të ngarkuara.