Homazhe në Nderim e Mirënjohje në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
5 maj 1944 – 5 maj 2024
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote, me pjestarë të Org. së Veteranëve të LNÇ e Familjeve të Deshmorëve, me drejtues vendorë tê pushtetit e Institucioneve, qytetarë e veteranë, ishte pjesë e homazheve të Nderimit e Mirënjohjes në varrezat e Dëshmorëve tē Kombit.
“5 maji – u shpreh Prefekti Kote – është një datë e rëndësishme krenarie e kujtesës tonë kombëtare. Kjo është dita simbol e lirisë, ditë kur nderojmë gjakun e derdhur për liri dhe amanetin për ta mbrojtur Shqipërinë si sytë e ballit. Popujt që e humbasin këtë kujtesë janë tē destinuara të humbin, të zhduken.”
Kurora të freskëta, tufa me lule e trëndafila,
kujtime e biseda të ngrohta veteranësh shoqëruan këto Homazhe të paharruara.
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!