Takim me ambasadorin e prezencës së OSCE-së në Shqipëri
![Takim me ambasadorin e prezencës së OSCE-së në Shqipëri](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/318434918_515835150572904_3613185273175053396_n.jpg)
Me ambasadorin e prezencës së OSCE-së në Shqipëri, GUIDO DE SANCTIS, të sapoemëruar në këtë detyrë, realizuam një takim të dobishëm mbi ecurinë e zbatimit të reformave, zhvillimet social – ekonomike të rajonit, resurset, problematikat, zbatimin e ligjit, mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme njëzet e pesë vjeçare të këtij misioni në vendin tonë.
Ambasadori GUIDO DE SANCTIS, (gjyshi i të cilit në Italinë e viteve 1920 ishte në detyrën e Prefektit) shprehu gadishmërinë për punë e projekte të përbashkëta, për materializim të ideve të dobishme në shërbim të komunitetit e pushtetit vendor në rajon.