108 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit
![108 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/138316069_2711426415775660_1011856202755889890_n.jpg)
Policia e Shtetit – 13 janar 2021, 108 vjetori i themelimit!
Në festën e themelimit të Policisë së Shtetit, Prefekti i Qarkut Odise Kote përshëndet veteranët, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të komunitetit dhe strukturat e policisë për sakrificat, punën dhe arritjet në lëmi të sigurisë e të rendit.
108 vjet më parë u krijua organizata më e rëndësishme e Shtetit të ri Shqiptar, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Policia. Themelimi i Policisë së Shtetit dhe krijimi i Ushtrisë Kombëtare ishin shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare.
Në këtë ditë të veçantë zhvillimi dhe rrugëtimi, Policia e Shtetit si Institucion ligjzbatues me të kaluar të lavdishme historike vjen krenare pasi ka kapërcyer e përballuar me sukses sfidat e rritjes, duke u shndërruar polici në shërbim të qytetarit, të komunitetit, të atdheut, Polici me standarte europiane.
Gjithnjë në shërbim të sigurisë së qytetarit – Gjithnjë e gatshme dhe në detyrë!
![](http://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/138185944_2711426342442334_929457191886408912_n-169x300.jpg)