Një emër rruge në nder të personalitetit të shquar Jorgo Bllaci
![Një emër rruge në nder të personalitetit të shquar Jorgo Bllaci](https://prefektiqarkutgjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2020/12/131777813_2690626024522366_4531678980868888431_n.jpg)
Poeti, përkthyesi, diplomati, personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Jorgo Bllaci është tani emri i një rruge kryesore që përshkon Njësinë Administrative Lunxhëri.
Ky akt qytetërimi është përuruar sot me pjesëmarrjen e prefektit të qarkut Odise Kote, kryetarit të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi dhe deputetes Artemis Malo.