ASTRIT ALIAJ

PREFEKT I QARKUT GJIROKASTËR

Astrit Aliaj u lind më 7 Prill të vitit 1956, në qytetin e Vlorës. Ai është i martuar me zonjën Vjollca Aliaj, me profesion ekonomiste dhe janë prindër të dy fëmijëve, Alketa dhe Dorela.

Arsimimi dhe kualifikimi

Z.Aliaj është diplomuar në Akademinë e Detarisë në Vlorë, në vitin 1980. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Marinës pranë Institutit të Luftës Detare, Livorno – Itali;

Në vitin 2001, ka përfunduar studimet Master Niveli i I-rë në Studime Ndërkombëtare Strategjike Ushtarake, Universiteti LUIS – Romë, Itali. Në vitin 2010, ka përfunduar studimet Master Nivel i II-të në Studime të Avancuara në Sigurinë Ndërkombëtare – Universiteti i Perugias, Itali.

Z.Aliaj ka kryer edhe një sërë kualifikimesh të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2002 ka kryer Kursin e Këshilltarit Juridik “E Drejta Ndërkombëtare Umanitare dhe e Drejta e Operacioneve Ushtarake” pranë Institutit të Lartë të Shtabit të Mbrojtjes ISSMI , Romë – Itali;

Në vitin 2005 ka kryer Kursin Orientues “Integrimi për Partneritet për Paqen” pranë Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Romë – Itali;

Në vitin 2009 ka kryer Kursin “Specialist në Mbrojtjen Civile” pranë Universitetit “San Bonaventura” Romë – Itali; Në vitin 2010 ka përfunduar Kursin e 61 IASD pranë Institutit të Lartë të Studimeve të Mbrojtjes, Itali; Në vitin 2011 ka kryer Kursin “International Corporate and Diplomatic Protocol Level I” pranë Institutit Europian të Protokollit, Londër – Angli.

Karriera profesionale

Pas përfundimit, në vitin 1980, të Akademisë së Detarisë në Vlorë e deri  në vitin 1991, z. Astrit Aliaj ka shërbyer në Repartet e Forcave Detare, në Vlorë e Durrës. Karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Detarisë si pedagog dhe detyra të tjera pranë  trupës pedagogjike.

Në vitin 2000, me gradën Kapiten i Rangut të I-rë, është emëruar Komandant i Akademisë së Detarisë Vlorë, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar edhe detyrën si Atashe i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë në Itali. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar detyrën si jo rezident, të Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës dhe në Konfederatën e Zvicrës.

Në vitin 2010 z. Aliaj është emëruar Përgjegjës i Sektorit të Protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë periudhës 2011 – 2017  ka kryer detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Mbështetjes Ligjore pranë Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare Durrës.

Në nëntor të vitit 2017 është emëruar Prefekt pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër.

CV_Astrit Aliaj