ODISE KOTE, PREFEKT I QARKUT GJIROKASTËR

Odise Kote ka lindur në Gjirokastër, në vitin 1960, i martuar, me dy fëmijë. Që prej nëntorit të vitit 2020, Z. Kote shërben si Prefekt i Qarkut Gjirokastër.

Z. Kote ka kryer studimet e larta në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitet 1980 – 1983.

Në vitet 1989 – 1993 ka mbaruar studimet universitare për letërsi në Universitetin e Gjirokastrës “E’qrem Çabej”. Studimet pasuniveristare i ka kryer në fushën e gazetarisë, me kualifikime të mëtejshme në Radion Gjermane “Deutsche Welle”.

Z. Odise Kote ka punuar në vitet 1984 – 1989 pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Divizionin Labëria. Në vitet 1981 -1991 ka kryer detyrën si Drejtor i Qendrës Universitare “”E’qrem Çabej”.

Në vitet 1991 – 1993 ka kryer funksionin e Drejtorit të Ndërmarrjes Libër Filmi në Gjirokastër.  Në vitet 1993 – 1999 ka punuar si Kryeredaktor pranë RTV Gjirokastra dhe në vitet 1999 – 2003 si Drejtor i medias private “Alpo RTV”.

Z. Kote në vitin 2003 është emëruar Drejtor i Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë pranë Bashkisë Gjirokastër, funksion të cilin e la në vitin 2009, për të vijuar më tej me detyrën e N/Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.

Në vitin 2017 emërohet Drejtor Rajonal i Sigurimeve Shoqërore, funksion të cilin do ta mbante deri në vitin 2020 kur dhe do të emërohej Prefekt i Qarkut Gjirokastër.

Z. Odise KOTE është shkrimtar dhe publicist i njohur, autor i 14 librave me poezi, tregime dhe romane.