Parku Kombëtar Lugina e Vjosës – dëgjesë publike nē Gjirokastër
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote ishte organizator dhe pjesē e dëgjesës publike tē zhvilluar në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej” për rritjen e shkallës së mbrojtjes të Lumit Vjosa – Park Kombëtar.
Në këtë dëgjesë me pjesëmarje tē gjerë përfaqësuesish të Institucioneve, pedagogë, target grupe, shoqëri civile, studiues, media etj është bërë i njohur Plani i shpalljes së zonës së mbrojtur mjedisore “Park Kombëtar Lugina e Vjosës”.
Në fjalën e tyre, Znj. Adelina Greca, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Odise Kote, Prefekt i qarkut Gjirokastër, z. Lavdi Hasani, Kryetar i Këshillit Bashkiak, z. Gligor Dushi, Drejtor i AdZM Gjirokastër si dhe përfqësues të intitucioneve publike e shoqërisë civile theksuan dobinë e këtij projekti madhor, procesin edukues të komunitetit në realitetin e ri dhe detyrat konkrete tê institucioneve publike.
Gjatë takimit grupi i ekspertëve prezantoi Planin e shpalljes së Lumit Vjosa Park Kombëtar dhe punën e bërë deri më tani për ruajtjen e burimeve natyrore dhe integritetit ekologjik duke ofruar mbrojtje sipas standardeve ndërkombëtare, në drejtim të zhvillimit të ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel kombëtar e më gjerë.