Polici sipas standarteve europiane, për qytetarin, nē shërbim të rendit e sigurisē publike
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ka marë pjesë në analizën vjetore të performancës së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për vitin 2022.
Në analizë ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor z. Muhamet Rrumbullaku, Drejtues i Lartë z. Rebani Jaupi, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër dhe SHISH.
Prefekti i qarkut ka vlerësuar pozitivisht rezultatet e arritura nga strukturat e kësaj policie në rritjen e parametrave të sigurisë publike, ato në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.
Prefekti Kote ka vlerësuar procesin efektiv të policimit në komunitet si dhe bashkëpunimin e ndërveprimin midis të gjithë faktorëve vendorë të pushtetit, institucioneve, shoqërisë civile, sistemit arsimor, instrumenta që zvogëlojnë risqet e fenomeneve dhe ngjarjeve, duke krijuar një klimë e mjedis të shëndetshëm qytetar.
Nē këto analiza u shtruan detyra konkrete për vitin 2023, në funksion tē rritjes së cilësisë së shërbimeve, besimit tê qytetarëve ndaj policisë, performancës të treguesve në të gjithë drejtimet me qëllimin e vetëm për rend e siguri publike sipas standarteve mê tê pêrparuara europiane.