Buxhet për punë të dobishme, investime në infrastrukturē e shërbime për komunitetin
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE ishte nē Këshillin e Bashkisë Dropull gjatë diskutimit për miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2023.
Bashkia Dropull pas dëgjesave publike me komunitetin fshat mē fshat, miratoi buxhetin vjetor bazuar mbi prioritetet e rritjes së standartit të jetesës dhe cilēsisë së shërbimeve pēr komunitetin, zhvillimin ekonomik e infrastrukturor, kontrollit tē territorit e një mjedis të pastër, rritjes së efiçencës në emergjencat civile, zhvillimit të turizmit e kujdesit për sistemin arsimor, moshën e tretē, bizneset etj.
Buxheti pēr vitin 2023 u miratua në bazë të vlerësimit të të ardhurave dhe të transfertave të pakushtëzuara, të përcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor. Planifikimi i çdo zëri të buxhetit është kryer për të qenë sa më eficent dhe i realizueshëm.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u trajtuan objektivat kryesorë të buxhetit për vitin 2023 dhe rezultatet e pritshme, duke përfshirë tē gjithë treguesit e performancës.
Prefekti i Qarkut Odise Kote u shpreh se prioritetet kryesore tē përcaktuara nē buxhetin e vitit 2023 reflektojnë kërkesat dhe pritshmëritē e banorëve tē Bashkisē Dropull për më shumē standart e cilësi shërbimesh, për zhvillim tē qēndrueshëm, mbështetje e promovim të vlerave tē trashëgimisë kulturore e historike, mbështetje të biznesit të vogël e të mesëm e zhvillim të territorit.