Bashkëpunim për ruajtjen dhe zhvillimin e Zonave të mbrojtura në Qarkun Gjirokastër
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote, me pjesëmarrjen e Ministres së Mjedisit e Turizmit zj Mirela Kumbaro u zhvillua mbledhja e Komitetit Menaxhues të zonave të mbrojtura.
Me vendimet e reja të qeverisë shqiptare 26% e territorit të Qarkut tashmë është territor Zonë e mbrojtur që iu nënshtrohet rregullave e ligjësive të veçanta, duke krijuar shanse e mundësi për zhvillimin e turizmit dhe ekonomive loklale.
Ministria e mjedisit e turizmit zj. M. Kumbaro vlerësoi punën e kryer dhe kërkoi rritjen e b/punimit midis Bashkive, Drejtorive e Institucioneve nê Qark me Drejtorinê e zonave tê mbrojtura, pêr monitorimin, administrimin dhe zhvillimin e tyre sipas standarteve Europiane.
Lumi Vjosa si Park natyror dhe projektet madhore zhvillimore në të gjithë gjatësinê e tij janë prioritet i qeverisë shqiptare për ta shndërruar krejt rajonin në njē zonë të lakmuar për zhvillimin e turizmit.
Ministria Kumbaro përcaktoi detyra konkrete pēr Edukimin mjedisor tē publikut, promovimin në një standart të ri të aseteve natyrore të rajonit, bashkēpunimit tē pandërprerē ndërinstitucional dhe vendosmērinë e përkushtimin nē zbatimin e Ligjit të zonave të mbrojtura.
Vizion, bashkëpunim dhe profesionalizëm për të rruajtur e zhvilluar thesaret e pasuritē mjedisore të Qarkut Gjirokastër!