Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote, në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile e ka vënë theksin tek planizimi, gadishmërinë, bashkërendimin dhe masat efikase për parandalimin dhe reduktimin e riskut, rreziqeve për sezoni9n vjeshtë – dimër 2022 – 2023.
Parandalim, Parandalim, Parandalim – ka qënë fjala kyçe në këtë takim – analizë, për të shpëtuar jetë njerëzish, pronën publike dhe private të qytetarëve.
Për këtë qëllim prefekti Kote ka kërkuar nga të gjithë shtabet e vetqeverisjes vendore:
1. Të analizohen nga Komisionet e Mbrojtjes Civile në çdo bashki, masat parandaluese dhe mbrojtëse për përballimin e emergjencave civile, që mund të krijohen.
2. Të rihartohen planet dhe programeve e punës.
3. Të indetifikohen burimet financiare, ato rezervë, burimet njerëzore dhe materiale që disponohen në nivel bashkie, burimet që do të nevojiten, si dhe mënyrat se si do të sigurohen e do të përdoren ato.
4. Ndërgjegjësimi i publikut, përgatitja për monitorimin e situatës, për mënyrën e proçedurave të njoftimit, të alarmit e evakuimit të popullatës, mjetet për komunikim gjatë emergjencave, zonat e mbrojtjes dhe vendstrehimet e sigurta në rast nevoje.
5. Kryerja e punimeve publike emergjente për pastrimin dhe mbajtjen në gadishmëri të rrugëve, kanalizimet, sistemimin e përrenjëve që përshkojnë qytetin dhe çdo njësi administrative atje ku paraqet rrezikshmëri.
6. Evidentimi dhe freskimi i të dhënave rreth llojeve dhe vendndodhjes së makinerive të rënda të zotëruara nga sektori shtetëror e privat në nivel bashkie dhe njësi administrative, për përballimin e situatave emergjente. Kontrolli i gjëndjes teknike të tyre për pergatitjen dhe mbrojtjen ndaj rreziqeve të sezonit.
7. Kontroll dhe monitorim nivelit të ujrave të rezervuarëve, evidentimi i vitit të ndërtimit, kapacitetin ujëmbledhës, gjëndjen teknike, problemet, ç’farë rrezikon si dhe përgjegjësat për monitorim.
8. Bashkëpunim me Drejtoritë e Spitaleve dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për krijimin e rezervave në medikamente farmaceutike në të gjithë teritorin e bashkisë.
9. Bashkëpunim me Zyrat Vendore të Arsimit dhe strukturat përgjegjëse arsimore, për sigurimin e mbarëvajtjen e proçesit mësimor, ngrohjen e ambjenteve shkollore dhe transportin e mësuesve e nxënësve,dhe vlerësimin maksimal të situatave duke e shoqëruar me angazhim forcash e mjetesh
9. Bashkëpunim me Agjensitë OSHEE për furnizimin me energji elektrike, mbajtjen në gadishmëri dhe njoftimin në kohë për riparimin e difekteve të mundshme në përcjellësa e shtylla nga grupet e avarisë në gjithë teritorin e bashkisë. Sigurimi i bazës materiale, organizimi i grupeve të avarisë për të dhënë përgjigjen në kohë ndaj situatave të ndryshme.
10. Masat e duhura nga Ndërmarja e ujësjellesit të marrin masa për furnizimin pa ndërprerje të popullatës me ujë të pishëm.
11. ARRSh Rajonale mban nën kontroll firmat kontraktore për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore nacionale Kufi Mallakastër – Gjirokastër – Kakavijë, Ura e Leklit – Përmet – Tri Urat, Degëzim Jorgucat – Qafa e Muzinës, Urë e Kardhiqit – Tunel Skërficë.
12. Në bashki dhe në cdo njesi administrative të ngrihen grupet e punes me kapacitete njerezore dhe mjete për mbajtjen në gadishmeri të rrugeve rajonale dhe ato rurale për zhbllokimin , pastrimin dhe kriposjen e tyre nga bllokimet e borës, ngricave,rrëshqitjet. Lidhja e kontratave me subjektet private për mjetet e rënda (Fadroma, eskavatorë , makina transporti etj).
13. Bashkëpunim me DVP Gjirokastër, Komisariatet e Policisë, DR të kufirit e emigracionit për mbajtjen në gadishmëri të forcave për kërkim – shpëtim, dhënie të ndihmës së parë, evakuim dhe sigurim të zonës, ruajtjen e rendit e të qetësisë, sigurimin e qarkullimit në akset rugore, marjen dhe transmetimin e informacioneve për situata të ndryshme etj. duke i parashikuar në planet e masave.
14. Sigurimin e vazhdueshëm të furnizimit me materiale me artikuj jetësore dhe burime njerëzore pranë zonave në rrezik. Zyrat e ndihmes ekonomike dhe e shërbimit social të bashkive në bashkëpunim me njësitë administrative, të marrin masa për pritjen dhe sistemimin e menjehershëm të të prekurve e të dëmtuarve nga emergjenca dimërore.
15. Polictë bashkiake të bashkëpunojnë me komisariatet policisë për sigurimin e zonave të emergjencës, qarkullimin e mjeteve dhe sigurimin e lëvizjes në qytete.
16. Krijimi i grupeve të punës për konstatimin e ngjarjeve , vlerësimin e dëmeve të shkaktuara që mund të shkaktohen gjatë periudhës Vjeshtë – Dimër, përgatitja e dokumentacionit sipas vendimit të KM nr.329 dt.16.05.2012 “ Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës të dëmtuarëve nga fatkeqësitë “.