Takim i Komitetit Rajonal për zhvillimin e turizmit
Në takimin me drejtues të Drejtorive rajonale, Enteve të shërbimit, Institucioneve shtetërore, pjesë e Komitetit Rajonal për zhvillimin e turizmit, prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ka kërkuar përqëndrim maksimal e punë konkrete në shërbimin ndaj qytetarëve, vizitorëve vendas e të huaj, bizneseve për një sezon turistik të begatë.
Kontroll mbi të gjithë territorin, siguri publike në terren, siguri të lartë shëndetësore, ushqimore, qarkullim të lirë në të gjithë akset, rrugët rurale, shtigjet turistike, zbatimi i rregulloreve për ndotjet akustike, oraret e funksionimit të lokaleve, furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, energji elektrike, kushte maksimale për ushtrimin e veprimtarisë turistike, mbrojtje dhe mbështetje për të gjithë operatorët turistikë dhe bizneset e tyre – ishin disa nga detyrat prioritare për zbatim, të kërkuara nga Prefekti Kote.
Për sezonin turistik kemi muaj që përgatitemi ndaj tani është koha të korrim frytet e një pune të mirëorganizuar me kujdes.
Të gjithë sëbashku si një Ekip i vetëm!