Takimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile të Qarkut
Në takimin me Komitetin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Gjirokastër, prefekti z. Odise Kote pas një analize kapilare të situatës të strukturave të M.C ka kërkuar Riorganizim, Plane – Veprimi, Kordinim konkret në Terren me tē gjithe Drejtoritë e Institucionet në terren.
Të gjitha shtabet e M. C të Nj.Vetqeverisjes vendore të marrin të gjithë masat dhe të vënë në gadishmëri strukturat, sistemin e sinjalizimit, informimit, të logjistikës, për t’ju përgjigjur çdo situate.
Ndërgjegjësim, Sensibilizim, Koordinim dhe zbatim të Ligjit dhe tolerancë Zero ndaj çdo keqbërësi e zjarrvënësi, ka theksuar në takim Drejtore e Drejtorisë së Prefekturave në M. Brendshme Alma Bime.
Kryetarët e bashkive dhe Drejtorët rajonalë ngritën problematika dhe morën angazhime konkrete për tê rritur e zhvilluar përgjegjësitē në përballimin e situatave.
Punojmë si njē Ekip në shërbim të Qytetarit!